03/12/2021
Përshëndetje Miqë dhe Dashamirës të Restorant Bar Tafili.
Ju njoftojë se nga dita e djeshme dt.02.12.2021 Restorant Bar Tafili në Zvërnec u bë prehë dhe u shqye nga vandalët të veshur me pushtet.Sinqerisht ju kërkojë që ky njoftim mos tju vërë në pozita të vështira keqardhjeje,por ta përjetoni si dhe unë ,si një rutin të përditshme të realitetit Shqipëtar.Arsyeja pse nuk më dhimbsen dhe shumë ato dërrasa të shqyera vandalisht është sepse në saj të këtij aktiviteti modest prej 18 vitesh kam fituar diçka shum të madhe dhe shumë të rendësishme në jetë,atë që askush nuk e blen dotë as me pare dhe as me pushtet, Kam fituar ju të dashurit e mi "Klient" që për mua nuk ish*t kurrë thjesht klientë ,por miqtë e mi më të dashur dhe më të sinqertë,që asnjëher nuk më braktisët por për kundër më dhatë forc dhe kurajë në çastet më të vështira.ju ish*t dhe do të mbeteni miqtë e mi,fëmijët tuaj ishin dhe do të mbeten miqtë e fëmijëve të mi.ju ish*t miqtë e stafit tim të mrekullueshëm dhe do të mbeteni po të tillë. e vetmja brengë që më ka mbet nga gjithë kjo histori është vetëm, humbja e mundësis që më jepte ky aktivitet,për tju takuar,për të biseduar,dhe për të pirë bashkë dhe ndonjë gotë.kam dhe një dilemë,se si tua shpjegoj miqve të mi të huaj që nuk e njohin realitetin shqiptarë,se pse ndodhi kjo gjë.
po ju postoj dhe videon e momenteve te shembjes,
Ju përshëndes dhe ju urojë gjith të mirat e kësaj bote,kudo ku ndodheni,dhe kushdo qofshi,Miqë,Klientë,Shqiptarë apo të huaj.