KBI Bipmb Bujanoc

KBI Bipmb Bujanoc Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KBI Bipmb Bujanoc, Restaurant, Bujanovc.

ka filluar edhe therja e kurbanëve nga organizimi  i Bashkësisë Islame të Bujanocit .Ekipi profesionist i Bashkësisë Isl...
28/05/2026

ka filluar edhe therja e kurbanëve nga organizimi i Bashkësisë Islame të Bujanocit .
Ekipi profesionist i Bashkësisë Islame të Bujanocit po inspekton nga afër therjen e kurbanëve që t’i përmbushin rregullat fetare të kurbanit.

Kurban Bajrami të mërkurën, më 27 maj 2026Kryetari Bashkësisë Islame në Bujanoc Mr Sedat Beqiri njofton besimtarët dhe o...
26/05/2026

Kurban Bajrami të mërkurën, më 27 maj 2026

Kryetari Bashkësisë Islame në Bujanoc Mr Sedat Beqiri njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë, më 27 maj..
Faljen e namazit të sabahut 4:30..
Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:40..
Kryesia e Bashkësisë Islame në Bujanoc të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj , kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban Bajramit!

Bëhu pjesë e sakrificës! Mirësia jote, shpresë për ta.
25/05/2026

Bëhu pjesë e sakrificës! Mirësia jote, shpresë për ta.

Shpërndahen disa pako modeste në prag të Bajramit nga:  Artin Beqiri Meriton saiti..
24/05/2026

Shpërndahen disa pako modeste në prag të Bajramit nga: Artin Beqiri Meriton saiti..

Njoftim për therjen e Kurbanëve me rastin e Kurban BajramitKëshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton të gjithë bes...
21/05/2026

Njoftim për therjen e Kurbanëve me rastin e Kurban Bajramit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton të gjithë besimtarët se me rastin e festës së Kurban Bajramit do të organizojë therjen e kurbanëve në mënyrë të rregullt dhe në përputhje të plotë me parimet fetare islame.
Çmimi i kurbanit për këtë vit është 200 euro, i përcaktuar në përputhje me çmimin e tregut.
Allahu ua pranoftë adhurimet dhe kurbanët tuaj..

Një hoxhë pasi e shikoi gjatë e gjatë malin e Uhudit, pyeti besimtarët që ishin bashkë me të:"Kush ishin sahabët që brak...
10/05/2026

Një hoxhë pasi e shikoi gjatë e gjatë malin e Uhudit, pyeti besimtarët që ishin bashkë me të:

"Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve në luftën e Uhudit?"

Askush nuk u përgjigj..

Pyeti sërish:

"Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve?!"

Të pranishmit më në fund u përgjigjën:

"Nuk e dimë.."

Në atë çast nga goja e tij dolën fjalë që duhet të na dridhin zemrat..

"Kush ishin sahabët që braktisën kodrën e shigjetarëve?

Më besoni që këtë as unë nuk e di.

Në fakt askush nuk e di.

Kjo nuk është shkruar e nuk është përmëndur kurrë në historinë Islame.

(Pavarësisht se në historinë Islame shumë gjëra dihen me detajet më të vogla).

Biles as fëmijët e tyre e as bashkëshortet e tyre nuk e dinë se kush ishin ata shigjetarë.

Sepse sahabët këtë nuk ia treguan askujt, e mbajtën të fshehur.

Allahu qoftë i kënaqur me të gjjthë ata.

Asnjë fjalë nuk ka dalur nga goja e tyre rreth kësaj çështjeje.

Biles edhe më vonë, në rastet kur ata patën mosmarrëveshje me njëri tjetrin, si në rastin e Xhemelit dhe Siffinit, askush nuk i tha tjetrit: "Po ti edhe në Uhud ishe nga ata që braktisën kodrën.."

Edhe në atë kohë nuk e "goditën" në fytyrë njëri tjetrin me gabimet e tyre."

O Zot i Madh..

Ç"është ky moral, ç'është kjo edukatë që kanë pasur ata?

Ndërsa ne, të cilët nuk humbasim asnjë rast të vogël për të folur kundra njëri tjetrit e për t'ja hedhur në fytyrë gabimet njëri tjetrit dhe me pretekstin se "nuk e kam qëllimin e keq, thjesht po them atë që është", kemi shumë mësime për të nxjerrur nga kjo ngjarje..

(Fundi i shkrimit të përkthyer.)

Shkrimin e kemi përkthyer nga turqishtja. Shkrimi është i Yağmur Mirzayeva, ndërsa hoxha (dijetari) që është personazhi i ngjarjes nuk e dimë se kush është sepse Yağmur Mirzayeva në shkrimin e saj, thekson se nuk e mban mënd emrin e hoxhës që tregoi ngjarjen e tij.

Në luftën e Uhudit, 50 sahabë me shigjeta u vendosën në kodrën Ajnejn të malit të Uhudit, me urdhër të të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue sellem) dhe me qëllim për të penguar ndonjë sulm nga mbrapa të armiqve gjatë luftës.

Muslimanët e fituan luftën dhe mushrikët (idhujtarët) e Mekkës filluan të tërhiqeshin. Pasi kujtuan se çdo gjë mbaroi, sahabët shigjetarë që ishin në kodër, vrapuan për të marrë plaçkat e luftës.

Komandanti i tyre Abdullah bin Xhubejr r.a. u mundua ti ndalonte duke ia kujtuar atyre se urdhëri i të Dërguarit të Allahut (sallallahu alejhi ue sellem) ishte që mos ta braktisnin kodrën pavarësisht se çfarë ndodhte, por përveç disa sahabëve të tjerët nuk e dëgjuan atë.

Mushrikët e Mekkës e shfrytëzuan këtë rast dhe nën komandën e Halid bin Velidit (akoma nuk ishte bërë Musliman) sulmuan me kuaj nga mbrapa (vetëm disa shigjetarë të mbetur në kodër nuk mjaftuan që ti ndalonin ata) kodrës dhe i rrethuan Muslimanët nga të dyja anët.

Për shkak se sahabët shigjetarë braktisën kodrën, lufta e Uhudit nga fitore u shndërrua në humbje dhe humbën jetën rreth 70 sahabë, ndërmjet tyre Hamza r.a, Musab bin Umejr r.a, u plagos i Dërguari i Allahut (s.a.s.) etj.

Lufta e Uhudit është një luftë me shumë mësime të rëndësishme për ne.

Jeta e Sahabëve është e mbushur plot e përplot me mësime shumë të rëndësishme për ne.

Le ti lexojme jetët e tyre dhe të marrim dhe ne moralin dhe edukatën e bukur të tyre, moral dhe e edukatë kjo që ata e morën nga njeriu me moralin më të lartë, nga i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ue sellem..

Këtë ngjarje le ta kujtojmë sa herë që na vjen ndërmend t'ia hedhim në fytyrë të tjerëve gabimin që ata kanë bërë..

(e huazuar)

06/05/2026
Njoftim! Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj...
28/03/2026

Njoftim!
Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.
Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.
Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës:
🕛 Kohët e namazit për nesër, e diele – 29 mars, 2026
🌙 Imsaku: 4:41
🌒 Lindja e Diellit: 6:16
🌕 Dreka: 12:44
🌔 Ikindia: 16:16
🌗 Akshami: 19:06
🌑 Jacia: 20:38

Aktivitete gjatë Muajit të Ramazanit..
20/03/2026

Aktivitete gjatë Muajit të Ramazanit..

DITA E PARË E FITËR BAJRAMITe premte, më 20 mars 2026Kryetari KBI BIPMB Bujanoc Mr Sedat Beqiri njofton besimtarët dhe o...
19/03/2026

DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT
e premte, më 20 mars 2026
Kryetari KBI BIPMB Bujanoc Mr Sedat Beqiri njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.
Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026.
Me fat festa e Fitër Bajramit!

Address

Bujanovc

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KBI Bipmb Bujanoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category